Sadio Mane theu heshtjen për të ardhmen e tij në Liverpool, pasi sulmuesi i ekpit anglez tha se do të ndjekë atë që duan njerëzit senegalez.
Mane u përfol shumë për largim madje disa media të huaja e konsideruan të kryer largimin e tij drejt, Bayern Munich, por Mane duket se do vendos bashkë me popullin e tij.
Ai gjithashtu theksoi se nëse 60-70 përqind dëshirojnë që ai të largohet nga skuadra e Premier League, atëherë ai do të veprojë në përputhje me rrethanat.
Është hera e parë që dëgjojmë një rast të tillë, ku një futbollist me emër ia lë në dorë popullit të tij të ardhmen.