Skuadra gjermane, Bayern Munich, janë të interesuar për shërbimet e senegalezit, Sadio Mane.
Lewandowski dhe Gnabry mund të largohen nga gjermanët në fund të sezonit dhe bavarezët e duan Manen si përforcimin e tyre të ri.
Sipas raportimeve të ‘Sky Germany’, skuadra e Bayern Munich është vënë pas Sadio Mane të Liverpool pasi kanë synim të përforcohen sa më shumë për sezonin e ri të Champions League.
Liverpool nuk janë të interesuar ta lënë yllin e tyre të largohet.