Sulmuesi i talentuar kosovar, Agon Sadiku, ishte një nga thirrjet e reja te kombëtarja e Kosovës në ndeshjet e muajit nëntor.
Në dy miqësoret (ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe) Sadiku ishte titullar, por duket se ai ka qenë vetëm një ‘huazim’ për dy ndeshje. Futbollisti i klubit finlandez, Honka, ka ndërruar mendje dhe ka vendosur që mos ta përfaqsojë më Kosovën, pasi tani është grumbulluar me kombëtaren e Finlandës.
Sadiku ishte i grumbulluar me kombëtaret e reja të Finalndës, derisa Federata e Futbollit të Kosovës nuk i kanë nuk i kanë dërguar shkresat siç duhet në FIFA për t’i ndryshuar kombëtaren sulmuesit me preajardhje nga Kosova.
Faqja zyrtare e futbollit finlandez ka shkruar për këtë gjë, derisa trajneri finlandez Markku Kanerva ka folur Sadikun. “Sadiku luajti dy ndeshje me Kosovën në nëntor. Por ata (FFK) nuk i kanë trajtuar siç duhet shkresat në FIFA. Agoni tani ka zgjedhur Finlandën dhe besoj që do të jetë pjesë e kombëtares tonë”, tha trajneri i Finalndës.
“Ne do të kujdesemi për dokumentet dhe në të vërtetë janë dy ndeshje zyrtare ndërkombëtare. Interesante të shohësh Agonin në radhët tona”, shtoi Markku Kanerva. Lidhur më këtë gjë foli edhe vetë Agoni në faqen e Federatës së Futbollit të Finlandës, i cili tha se nuk kishte kaluar mirë në grumbullim.
“Ta shoh si do të jetë ky grumbullim dhe më pas do ta marrë një vendim përfundimatër.Ishte pak konfuze dhe nuk kalova mirë në Kosovë. Markk Kanerva kishte një plan vërtetë të mirë për të ardhmen time dhe unë i besoj atij”, ka thënë Agon Sadiku.
Kujtojmë që mediat finlandeze kanë shkruar se Kosova ka mundur t’i humbas dy ndeshjet miqësore, ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe nëse kundërshtarët ishin ankuar, pasi Sadiku nuk kishte drejtë loje për Dardanët.