Cristiano Ronaldo ka kompletuar transferimi te skuadra arabe Al Nassr, ku ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2025.
Ylli portugez befasoi të gjithë me lëvizjen e bërë, por ai do të marrë tek ekipi i ri një shumë prej 200 milionë eurove në vit.
Al Nassr drejtohet nga trajneri francez Rudi Garcia që më parë ka drejtuar skuadrat si Lille, Roma e Olympique Marseille.
Ndonëse Ronaldo është mësuar të ketë përkahë yje të futbollit, te klubi arab ai do të luaj bashkë me futbollistë që nuk vlejnë as 1 milionë euro.