Është ndërprerë për pak minuta ndeshja mes Evertonit dhe Newcastle, e vlefshme për Premierligë.
Ndërprerja e ndeshjes erdhi si pasojë që një tifoz e lidhi veten për porte.
Ndeshja u ndërpre për shtatë minuta derisa sigurimi i stadiumit të Evertonit arriti të lironte tifozin. Më pas, ndeshja rifilloi normalisht.