Stadiumet në Amerikën e Jugut janë një shqetësim i madh për tifozët. Ato janë vjetruar dhe tifozët janë të rrezikuar në çdo moment nga shembja e shkallëve.
Pamje të frikshme vijnë nga Argjentina, ku stadiumi i famshëm “La Bombonera” mund të bëhet arenë e një tragjedie të madhe.
Tifozët në fakt e kanë publikuar një video ku shihen shkallët e çara të stadiumit të famshëm të Boca Juniors, më saktësisht prapa portës, në një lartësi goxha të madhe.