Kombëtarja e Anglisë mori çmimin si kombëtarja më “Fair Play” – për më së paku kartonë të verdhë në Botërorin e Katarit. Mbrojtësi Harry Maguire mori kartonin e vetëm të verdhë në ekipin e trajnerit Gareth Southgate.
Anglia fitoi Grupin B me shtatë pikë. Në raundin e parë ata mundën bindshëm Iranin (6:2), më pas barazuan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (0:0), ndërsa në raundin e tretë ishin më të mirë se Uellsi (3:0). Në 1/8 e mposhtën Senegalin (3:0) dhe në çerekfinale humbën kundër francezëve,
Franca shkoi deri në fund, por nuk arriti të mbrojë titullin kampion të fituar në vitin 2018, pasi Argjentina festoi me penallti.