Sulmuesi Memphis Depay do të largohet përfundimisht nga Barcelona në janar për ta vazhduar karrierën në Premier League. “The Sun” bën të ditur të enjten se holandezi do t’i bashkohet Newcastle Unitedit.
Depay ka pranuar kushtet e ofruara nga klubi anglez, i cili ka bindur edhe Barcelonën në lirimin e tij pas ofertës zyrtare që i ka bërë. Për kartonin e Depayt, të cilit i skadon kontrata me Barçën në fund të këtij sezoni, Newcastle ka ofruar hiq më pak se 20 milionë euro.
Depay këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël tek ekipi spanjoll, duke regjistruar tri paraqitje dhe shënuar një gol në të gjitha garat. Ai iu bashkua Barcelonës vitin e shkuar si lojtar i lirë por nuk bindi me paraqitjet e tij.