Te Manchester Unitedi janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverden, gjatë kësaj vere.
Gazeta spanjolle “Nacional” ka zbuluar të premten se Unitedi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare ekipit spanjoll për Valverden. Mësohet se për reprezentuesin e Uruguait, skuadra angleze ka ofruar 60 milionë euro.
24-vjeçari këtë sezon nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe mund të largohet nga Reali për ta vazhduar karrierën në Premier League.
Ai tek Unitedi po shihet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën, pasi po kërkohet me ngulm nga trajneri Erik ten Hag. Valverde ka kontratë me Realin deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka 9 gola e 4 asistime në të gjitha garat.