Manchester United ka kontaktuar një numër trajnerësh teksa janë duke konsideruar të ardhmen e Erik Ten Hag, duke përfshirë një kandidat të cilin e konsiderojnë të duhurin në rast se holandezi shkarkohet.
Në fund të sezonit të kaluar, pasi United triumfoi ndaj Manchester Cityt në finale të FA Cup, u konfirmua se Ten Hag do të mbetej në ‘Old Trafford’. Pasi përfunduan në pozitën e tetë në Ligën Premier, holandezi u përball me një presion të madh. Në fakt, drejtuesit e United kishin mbajtur bisedime me disa trajnerë të ndryshëm për të zëvendësuar Ten Hagun, duke përfshirë Mauricio Pochettinon, Marco Silvan dhe Thomas Tuchel.
Disa muaj më vonë dhe United tashmë ka hasur në vështirësi në tri ndeshjet e para në ligë. Ata arritën një fitore minimale ndaj Fulhamit në xhiron hapëse, por pastaj pësuan dy humbje radhazi ndaj Brightonit dhe Liverpoolit. Si rezultat, e ardhmja e Ten Hag është bërë sërish një temë diskutimi në kampin e ‘Djajve të Kuq’. Thomas Tuchel, ndërkohë, pritet që të jetë kandidati kryesor për të zëvendësuar Ten Hagun.