Argjentina kaloi në epërsi ndaj Kroacisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar me një penallti të diskutueshme në minutën e 34-të.
Eksperti krot i arbitrave, Marijo Strahonja, tha se arbitri bëri një gabim.
“Si portier, Livakoviç ka çdo të drejtë dhe mund të ndërhynte ashtu siç bëri. Ai e mbështeti këmbën e djathtë në kohë dhe nuk e rrëzoi lojtarin. Portieri duhet të jetë në atë rrugë”, tha Strahonja.
“Nëse shikoni me kujdes, mund të shihni se Livakoviq bëri gjithçka që duhet të bëjë një portier. Vendim i gabuar i arbitrit sepse nuk kishte arsye për penallti”.
“Livakoviq nuk ka shkuar pas sulmuesit dhe nuk e ka goditur qëllimisht, por ka ndodhur vetëm një përplasje.”