Bayern Muencheni ka shprehur interesim të madh për transferimin e portierit të Argjentinës, Emiliano Martinez. Kështu është raportuar të hënën nga mediume të ndryshme.
Martinez ishte heroi i penalltive në finalen e Kupës së Botës në Katar. Argjentina fitoi Kupën e Botës të dielën në përballjen kundër Francës në finale.
Portieri i Aston Villas shihet si zëvendësues i Manuel Neuerit të lënduar.
Për Martinezin në garë është edhe Arsenali, ndërsa Bayerni interesim ka shprehu edhe për Yann Sommerin e Zvicrës, që po ashtu pati paraqitje të mira.