Një video e sulmuesit anglez, Raheem Sterling që pyet shokun e tij të ri të skuadrës në Chelsea, Malang Sarr, se çfarë pozicioni luan, është bërë virale.
Sterling i është bashkuar ekipit të Chelseat në SHBA për turneun para-sezonal pas transferimit të tij prej 55 milionë eurosh nga Manchester City .
Futbollisti anglez është duke u njohur me shokët e tij të rinj, përfshirë Sarr, ku biseda e tij me lojtarin francez është kapur në video dhe është bërë virale.
Ndërsa të dy lojtarët shkonin në stadiumin LA Dodgers, Sterling mund të dëgjohet duke pyetur Sarrin se “Ti në të vërtetë je një qendërmbrojtës apo një mbrojtës i majtë?”.