Sulmuesi brazilian, Vitor Roque ka humbur një rast ideal nga vetëm pesë metra në ndeshjen e tij debutuese me Barcelonën të enjten mbrëma.
Sulmuesi brazilian, për të cilin Barcelona duhet të paguajë 31 milionë euro plus 31 milionë euro tjera bonuse dhe ka një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh, ka shijuar disa raste në të cilat ai mund të kishte debutuar si golashënues i Barçës.
Ky rast i humbur nga Roque ka bërë që bashkëlojtari i tij polak, Robert Lewandowski të mos e besojë atë që shihte, por më vonë e duartrokiti atë, pasi braziliani tregoi talent dhe nuhatje për të ardhur deri te rasti.
Victor roque miss this clear chance pic.twitter.com/toVQI2uIWm
— John Kuns (@KunsJohn) January 4, 2024