Toni Kroos vazhdon të jetë një pikë kyçe te skuadra e Real Madrid.
Mesfushori gjerman, Toni Kroos po shkon drejt fundit të kontratës së tij aktuale me skuadrën e Real Madrid.
Kroos, ka një kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni, por thuhet se ekziston dëshira për të rinovuar marrëveshjen me Realin. Sipas Florian Plettenberg, bisedimet mes Kroos dhe krerëve të Real Madrid kanë nisur.
Lojtari mund të firmosë një kontratë të re, e cila do ta mbante në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2024. Mbetet të shihet nëse palët do të gjejnë një marrëveshje.