Qendërmbrojtësi Presnel Kimpembe ka refuzuar kalimin te Chelsea, pasi ka vendosur të mbetet pjesë e Paris Saint-Germainit për sezonin e ri.
Kështu ka shkruar “The Sun” të mërkurën. Bëhet e ditur se Chelsea i kishte ofruar Parisit 50 milionë euro për mbrojtësin francez, por ishte Kimpembe, ai që refuzoi mundësinë për të luajtur në Premier League.
Francezi 26-vjeçar shihej si përforcim i duhur për mbrojtjen te Chelsea dhe kërkohej nga trajneri Thomas Tuchel, i cili ka punuar me Kimpemben te PSG-ja. Reprezentuesi i Francës ka kontratë me Parisin deri në verën e vitit 2024.