Paris Saint-Germain do të jetë nikoqir i Real Madridit për derbin që zhvillohet në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Parkun e Princave”, me dy skuadrat që padyshim se do të tentojnë të nxjerrin rezultat pozitiv.
Për këtë ballafaqim, PSG do të jetë pa Ander Herran dhe Sergio Ramos që janë të lënduar, Juan Bernat që është i sëmurë dhe Neymar mbetet në dyshime.
Në anën tjetër, Real Madridi ka ende dyshime nëse do të inkuadrojë Karim Benzeman, Ferland Mendyn dhe Mariano Diazin.
Formacionet e mundshme
PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes, Verratti, Paredes, Pereira, Di Maria, Mbappe, Messi.
Real Madrid: Courtois, Mendy, Alaba, Militao, Carvajal, Kroos, Casemiro, Modric, Vinicius, Rodrygo, Benzema.