Anglia ka shënuar fitore ndaj Zvicrës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Wembley”.
“Tre Luanët” triumfuan 2:1 ndaj “helvetikëve” në një ndeshje ku te Zvicra startuan Xhaka e Shaqiri.
Ndërkohë, tifozët e Zvicrës shfrytëzuan rastin për t’u tallur me Italinë, që u eliminua nga Maqedonia e Veriut në play-offin për Kupën e Botës.
Zvicra ishte bashkë me Italinë në grupin kualifikues, duke e mbyllur në pozitën e parë, para Italisë.
Ndërkohë, tifozët zviceranë nuk e kanë lënë pa u tallur me eliminimin e “Azzurëve”.