Frenkie de Jong vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona.
Mesfushori holandez është aktualisht në grumbullim me kombëtaren e Holandës, por emri i tij lakohet në tekste që lidhen me merkaton.
Barca pëlqen portugezin tash e sa kohë, kurse mund të jenë të hapur për largimin e Frenkie për të përmirësuar strukturën e pagave.
Mbetet të shihet se me çfarë lëvizje do të përcillen këto spekulime. De Jong deri tani ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Barcelona.