Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati po tregon në rrjetet sociale sesi po e “shtrydh” veten për të pasur tonifikimin më të mirë fizik.
Ansu nuk luajti asnjë minutë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, por shpreson se mund të fillojë normalisht stërvitjen me Barçën.
Ky parasezon duhet të jetë i rëndësishëm për Ansu, i cili po kalon muaj shumë të vështirë, në të cilët i është dashur të përballet me shumë dëmtime.
Për momentin, ndryshimi fizik i sulmuesit është i dukshëm, duke parë pamjet që ka publikuar në rrjetet sociale. Ansu ka fituar shumë masë muskulore dhe mund të shihni punën që ka bërë prej disa muajsh.