Memphis Depay ka udhëtuar për në Gana, vendlindjen e babait të tij teksa është kujdesur që të ndihmojë njerëzit në vështirësi teksa është autor i shumë projekteve për komunitetin.
Në këtë formë, sulmuesi i Barcelonës e “gjen veten” shpeshherë në Gana ndërsa në udhëtimin e tij të fundit, holandezi nuk i ka rezistuar edhe ftesës për një ndeshje futbolli me vendasit.
Sigurisht, duke i bërë këta të fundit shumë të lumtur ndërsa në ndeshjen e improvizuar, Depay nuk ngurroi të tregonte edhe disa nga aftësitë e tij duke dhuruar spektakël e shumë argëtim për vendasit që ishin të shumtë duke ndjekur nga afër sulmuesin e katalanasve.