Samu Castillejo do të jetë një nga largimet e Milanit.
Anësori spanjoll, Castillejo do të kthehet në La Liga për të vazhduar karrierën e tij.
Lojtari që mbulon krahun e djathtë të fazës ofensive, Castillejo do të nënshkruajë kontratë me Valencian.
Trajneri i ri i skuadrës nga ‘Mestalla’, Gennaro Gattuso e pëlqen lojtarin në fjalë dhe ishte dëshira e tij ekskluzivë për ta transferuar atë.
Gattuso dhe Castillejo kishin punuar së bashku gjatë kohës kur ishin të dy te Milani.