Rey Manaj ka mbyllur bashkëpunimin me Spezian. Sulmuesi lushnjar i kombëtares kuqezi, kartonin e të cilit e zotëron Barcelona B, e kaloi sezonin e fundit i huazuar në Serie A.
25-vjeçari shënoi pesë gola me ekipin bardhezi, ndërkohë që klubi katalanas kërkonte 2.7 milionë euro për ta lënë të lirë. Te Spezia kanë vendosur të mos e paguajnë këtë shumë.
Manaj ka lajmëruar largimin nga ekipi italian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Faleminderit të gjithë djemve, ju uroj fat.
Faleminderit edhe tifozëve që e bëjnë këtë qytet kaq magjik”, shkruan Rey Manaj, i cili do të rikthehet përsëri te Barcelona B.