Gabimi ka qenë në prezantimin e Di Maria nga Juventusi. Lojtari argjentinas është shfaqur në një video promovuese me flamurin uruguaian.
Vërtetë, flamuri del për pak sekonda dhe klubi i Torinos mund të ketë gabuar pasi janë të ngjashëm. Mirëpo, tifozët argjentinas nuk e kanë humbur rastin dhe po derdhin dhjetëra meme në rrjetet sociale.
Pas flamurit të Uruguait, mund të shihni hartën e Argjentinës. Argjentinasi fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, prandaj ka zgjedhur të mbajë numrin 22 edhe në këtë skuadër.
Presentaron a Di María en la Juventus ¡Con la bandera de Uruguay! 😂 pic.twitter.com/t4AIxp86V2
— Bian Soifer (@biansoifer10) July 8, 2022