Ylli uellsian, Gareth Bale i është ofruar skuadrës së Getafe.
Bale ka përfunduar karrierën e tij te Real Madridi dhe është tashmë në kërkim të një kontrate të re.
Sipas raportimeve të fundit nga Alberto Fernandez i ‘Onda Cero’, presidenti i Getafe ka konfirmuar bisedën me agjentin e Bale.
“Ne kemi folur me agjentin e Bale 45 minuta më para. Ata u ofruan me shërbimet e lojtarit tek ne, do ta shqyrtojmë”, ka thënë Angel Torres.
Bale aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Uellsit. Lojtari duhet të gjejë skuadër për të qenë në formën më të mirë për Kupën e Botës. Angel Torres, president i Getafe, mund të jetë ai që i bën ofertë uellsianit, pas bisedës me agjentin e tij.