Alejandro Garnacho u shfaq duke tallur pamëshirshëm mesfushorin e Barcelonës, Pedrin, pas fitores së madhe të Manchester United në Ligën e Evropës.
Manchester Unitedi e eliminoi Barçën nga gara e dytë evropiane e klubeve për të arritur në 1/8-tën pasi fitoi ndeshjen e së enjtes në Old Trafford me rezultat 2-1 apo 4-3 në total. Fred anuloi golin e Robert Lewandowskit në pjesën e parë, me zëvendësuesin e pjesës së dytë, Antony, që shënoi në minutën e 73-të golin e fitores për Unitedin.
Argjentinasi Garnacho dukej i gjallë kur erdhi nga bankina për të zëvendësuar Jadon Sancho në minutën e 67-të dhe dukej se po tallte Pedrin pas fitores. 18-vjeçari është fotografuar duke bërë festën e që e bën Pedri, teksa përdori duart për të formuar një palë syze.
Kjo tallje apo ky gjest i argjentinasit nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët të cilët pushtuan rrjetet sociale me reagime.