Girona momentalisht është lider në La Liga duke lënë pas vetes Real Madridin, Barcelonën dhe Atletico Madridin.
Siç qëndrojnë gjërat tani, Girona me shumë mundësi do ta mbyllë sezonin në një nga vendet që çon në Ligën e Kampionëve. Për ta arritur këtë mjafton të jesh të paktën në vendin e katërt në fund të sezonit.
Por a lejohet Girona, me pronarë të njëjtë si të Manchester Cityt, të luajë në Ligën e Kampionëve nëse edhe Manchester City luan në të?
UEFA, natyrisht, ka një rregull që pengon dy klube me pronarë të njëjtë të marrin pjesë në të njëjtin kompeticion.