Skuadra e Benficas ka refuzuar ofertën e parë të Liverpoolit për mesfushorin Enzo Fernandez. E përditshmja portugeze “Record” ka bërë të ditur se Liverpooli ka ofruar 100 milionë euro për argjentinasin.
Mirëpo, Benfica për ta lënë të lirë Fernandezin po kërkon të paktën 120 milionë euro. Fernandezi e fitoi titullin e botës me Argjentinën, ndërsa u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut në Katar.
Ai po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera të mëdha të Evropës, por Liverpooli po insiston në transferimin e tij gjatë janarit.
21-vjeçari iu bashkua Benficas para fillimit të këtij sezoni nga River Plate dhe ka kontratë me ekipin nga Portugalia deri në verën e vitit 2027.