Mesfushori i Spanjës, Rodri, ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të luajë në La Liga.
“Mundo Deportivo” shkruan të martën se Rodri pritet t’i bashkohet Barcelonës, ekip që tashmë ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Te Barcelona, Rodri po shihet si pasardhës i Sergio Busquetsit dhe 26-vjeçari është i gatshëm për t’u transferuar në “Camp Nou”. Ai ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 70 milionë euro.
Rodri para tre vjetësh iu bashkua Cityt nga Atletivo Madridi, ndërsa karrierë në Spanjë ka bërë edhe te Villarreali. Ai ka një gol e pesë asistime këtë sezon në të gjitha garat për ekipin anglez