Kur tifozët e futbollit filozofojnë për futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, zakonisht dalin emra si Pele, Diego Maradona, Franc Becenbauer, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo. Thomas Muller shfaqet rrallë në këtë debat. Për ish-trajnerin e Bajernit, Pep Guardiola, bavarezi ndodhet në lupën e tij pikërisht në këtë kategori.
“Tifozët e futbollit në mbarë botën e dinë vlerën e Tomasit në fushë. Është një lojtar i zgjuar, i paparashikueshëm, i cili e di gjithmonë se ku të lëvizë”. Përveç aftësive të tij në lojë, katalanasi është gjithashtu një tifoz i Müllerit si person:
“Ajo që më ka bërë më mbresëlënëse gjithmonë te sulmuesi i Bayernit ishte sa modeste është festa e tij. Kur futbollistët shënojnë një gol këto ditë, ata vrapojnë vetëm dhe festojnë. Tomas është ndryshe, ndoshta më bujar, ai veçanërisht dëshiron të përqafojë shokët e tij të skuadrës pasi shënon”.
Guardiola ka punuar me Müller në “Allianz Arena” për tre vjet. 53- vjeçari kujton veçanërisht një moment: “Në Ligën e Kampionëve 2016 ne luajtëm kundër Juventus po humbisnim 2-1. Ai shënoi golin e barazimit 2-2 që na çoi në kohën shtesë. Ne e fituam ndeshjen 4-2, ja pra kush është Mülleri”, përfundoi Pep Guardiola.