Pep Guardiola e ka mohuar një rikthim “ëndrrash” tek Barcelona, me spanjollin që pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit të ardhshëm.
Guardiola duket se ka ndryshuar mendjen e tij rreth një rikthimi te Barcelona, skuadër që kishte bërë mrekullira me të në vitet 2008 – 2012.
Më 2023, Guardiola deklaronte se do të kthehej te Barça falas, mirëpo duket se spanjolli nuk dëshiron rikthimin në “Camp Nou”.
Duke folur në një konferencë të “Trofetë e Legjendave”, ai u pyet se nëse dera ishte e mbyllur për të te Barcelona, derisa ai u përgjigj: “Po, është e mbyllur”.