Sipas raporteve super agjenti i ndjerë Mino Raiola i kishte rregulluar super talentit norvegjez Erling Haaland marrëveshjen se pas dy sezonesh tek Manchester City mund të largohet drejt Real Madrid për 128 milionë funte.
Norvegjezi ishte lidhur me një transferim të mundshëm drejt Real Madrid para se t’i bashkohej kampionëve anglezë, një ambicie dhe ëndërr e tij thuhej, e tani sipas gazetës gjermane Bild kanë rastin edhe ta realizojnë.
Gazeta gjermane Bild ka shkruar se në kontratën e re ka një klauzolë për shitje prej 128 milionë funtesh që aktivizohet më 2024’n.
Tani që Karim Benzema është në kulmin e fuqisë dhe me Kylian Mbappe gati se rrugës për në Santiago Bernabeu këtë verë në një operacion që pritet t’i kushtojë mjaft madrilenëve, mbretërorët vendosën që të mos lëvizin para për Haaland.