Erling Haaland i ka kërkuar Borussia Dortmundit që të mos ia shpallë publikisht lëndimet e tij.
Norvegjezi ka pasur telashe së fundi me lëndime, gjë që mund ta penalizojnë atë në mbajtjen e formës.
Arsyeja që futbollisti kërkon këtë është që mos bjerë vlera e tij në kohën e transferimeve dhe të mos e pengojë atë të transferohet në klubin që e kërkon. Futbollisti vazhdon të jetë ndër më të kërkuar nga klubet më të mëdha evropiane, anipse lëndimet, siç u tha, e kanë afektuar jo pak.
23-vjeçari është në “llupën” e Manchester City, Real Madrid dhe Manchester United. Kontrata e tij me “verdhezinjtë” skadon në vitin 2023, në verë.