Eden Hazard është bashkuar me shokët e tij të skuadrës në Belgjikë përpara Kupës së Botës, me 31-vjeçarin që dëshiron të lërë pas gjysmën e parë të sezonit të tij.
Sulmuesi pranon se i duhet pak kohë për t’u rikthyer në lëvizjen e gjërave pasi ai nuk ka marrë shumë minuta për të luajtur në Real Madrid.
“Pse luaj kaq pak me Ancelottin? Para sezonit ne biseduam dhe ai më tha se do të kisha shanset e mia. Natyrisht, kjo nuk po ndodh shumë, por e kuptoj që Ancelotti nuk mund t’i përgjigjet gjithmonë të njëjtës pyetje”.
“Nuk dua të largohem nga Real Madridi. Ndoshta pas Kupës së Botës gjërat do të jenë ndryshe. Unë dua të luaj, por është trajneri ai që merr vendimet e tij. E pranoj, por dua t’i tregoj atij se meritoj të luaj më shumë. Kur nuk luan është e vështirë”, potencoi lojtari.