Me fillim nga ora 12:00 ka filluar hedhja e shortit për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe tashmë janë mësuar çiftet.
Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kampionëve 2021/22 është mbajtur në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.
Klube si Manchester City, Liverpool, Chelsea, Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Munich, Benfica dhe Villarreal janë tetë skuadrat më të mira të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohet me 5 dhe 6 prill, ndërsa ato kthyese me 12 dhe 13 prill. Gjysmëfinalet e para është paraparë të zhvillohen me 26 dhe 27 prill, teksa ato të dytat me 3 dhe 4 maj. Finalja me 28 maj.
Çiftet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve:
Chelsea – Real Madrid
Manchester City – Atletico Madrid
Villarreal – Bayern Munich
Benfica – Liverpool