Ikona e kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare ka dhënë disa komente jo edhe të pëlqyeshme për fansat e tij.
Tare gëzon një respekt të madh nga tifozë kosovarë e shqiptarë, të cilët e ndiqnin me shumë pasion kombëtaren e Shqipërisë, në kohën kur Tare printe sulmin ‘kuqezi’.
Tare, tani në postin e drejtorit sportiv te Lazio, ka dhënë disa komente për serbin Milinkovic-Savic, duke thënë se do të dëshironte që mesfushori të ishte dhëndri i tij.
“Ai mbërriti këtu si fëmijë dhe tani është një burrë i rritur, një baba”, tha drejtori i Lazios Tare për ‘Mozzartsport’.
“Pas tetë vitesh, ai është një person i rëndësishëm për ne, jo vetëm një lojtar. Kjo është ajo që unë vlerësoj më së shumti tek ai, ai është një qenie njerëzore kaq modeste, kurrë arrogante apo mendjemadh”, shtoi ish-sulmuesi i Shqipërisë.
“Nëse do të kisha një vajzë, do të doja që ajo të martohej me të. A është kjo mjaft e qartë se sa shumë më pëlqen ai?”, insistoi ikona e kombëtares ‘Kuqezi’, duke shprehur simpatinë e tij për SMS. Këto komente të Tare po shihen si komente që largojnë lojtarin nga Man United.