Mesfushori i Manchester Unitedit, Donny van de Beek, pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A.
E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan të premten se holandezi pritet t’i bashkohet Interit në afatin kalimtar të janarit.
Bëhet e ditur se Interi tashmë ka kontaktuar ekipin anglez në lidhje me 25-vjeçarin, i cili është i gatshëm të largohet nga Anglia.
Sezonin e shkuar, Van de Beek ishte i huazuar tek Evertoni, ndërsa këtë edicion ka vetëm 19 minuta lojë në Premier League për Unitedin.
Interi është i gatshëm të ofrojë rreth 20 milionë euro për transferimin e Van de Beekut, i cili ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025.