Cristiano Ronaldo dëshironte të qëndronte në Evropë. Sipas gazetarëve të Marca, golashënuesi 37-vjeçar po llogariste në një ofertë nga Real Madrid, në të cilën ai kaloi vitet e tij më të mira të karrierës.
Ai u stërvit në hapsirat e klubit ku kaloi lot 9 vite, shumë kush aludoi në një bashkim të Realit dhe CR7 përsëri.
Por një gjë e tillë nuk u arrit, pasi që te Reali menduan se do të ndodhte e njejta situatë me atë që ndodhi te Manchesteri, kështu ata nuk deshën që të prishin raportet me legjenden dhe top golashënuesin e klubit, dhe nuk i ofruan kontratë.