Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos, është në mesin e shënjestrave kryesore të Interit për sezonin 2022/2023.
Nerazzurrët janë të interesuar që të kenë lojtar rezervë për Marcelo Brozovicin, duke qenë se e kanë pasur të vështirë lojën në mungesë të tij.
Stefano Sensi pritet të kthehet nga huazimi prej Sampdorias, mirëpo Simone Inzaghi dëshiron një lojtar tjetër për mesin e fushës.
Sipas Tuttosport, Dani Ceballos është prioritet i Interit. Ai po tundohet nga ideja për t’u kthyer te Real Betisi, mirëpo derisa klubi italian është në garë, ashtu që 25-vjeçari po e shqyrton si mundësi.
Spanjolli, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2023, mund të luajë edhe në pozitat e Nicolo Barellas apo Hakan Calhanoglut kur të jetë nevoja.