Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, po lidhet me një transferim te Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.
E ardhmja e sulmuesit argjentinas te Interi nuk është më e sigurt, pasi nuk po kalon formën e tij më të mirë, por klubet e interesuara për të nuk mungojnë.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Liverpooli do të lëviz për transferimin e Lautaros në muajt e ardhshëm.
Interi e vlerëson qendërsulmuesin me 90 milionë euro.
Lautaro ka shënuar 11 gola në 23 paraqitje në Serie A këtë sezon dhe ka shkëlqyer edhe me kombëtaren e Argjentinës.