Interi ia ka vënë syrin Edinson Cavanit. Kampioni aktual italian e sheh sulmuesin uruguaian si zëvendësues ideal të Alexis Sanchezit. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Gazzetta dello Sport”.
Sanchezit do t’i skadojë kontrata me “Nerazzurri” në vitin 2023, por klubi italian dëshiron ta kursejë rrogën e tij të majme për ta lënë atë të lirë gjatë verës që vjen. Dhe, nëse Zikaltrit e gjejnë një blerës për sulmuesin kilian, Interi do të mundohet ta transferojë Cavanin.
Ish-futbollisti i Palermos, Napolit e Paris Saint-Germainit, ka kontratë me Manchester Unitedin deri në fund të këtij sezoni. Ai do të jetë lojtar i lirë gjatë verës dhe mund të rikthehet në Serie A pas shumë vitesh.
Cavani ka oferta edhe nga Amerika e Jugut dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por preferon më shumë të vazhdojë të luajë në nivele të larta në futbollin evropian.