Paris Saint-Germain kanë nisur të shqyrtojnë opsionet për të përforcuar sulmin.
Skuadra parisiene, sipas raportimeve të ‘Todo Fichajes’ po synon të bëjë një lëvizje për yllin e Inter, Lautaro Martinez.
Kampionët e Ligue 1 do të kenë nevojë për përforcime në sulm, duke pasur parasysh mundësinë se Messi dhe Mbappe mund të largohen.
Thuhet se PSG janë gati që të paguajnë deri në 90 milionë euro për kartonin e sulmuesit argjentinas, Lautaro.
Lautaro po kalon në një formë të mirë këtë edicion dhe forma e tij u dëshmua edhe në Champions League, kundër Barcelonës.