Christophe Galtier duhet të paraqitet në një seancë dëgjimore pas dhjetë ditësh pasi autoritetet franceze e akuzuan atë për ngacmim moral dhe diskriminim etnik, racor apo fetar, për të cilin ai mund të marrë një dënim prej tre vjet burg dhe 45,000 euro. Ndaj tij po dalin prova të reja.
Çështja ishte një email në të cilin Galtier akuzohej nga ish-drejtori sportiv i Nice, Julien Fournier, se kërkonte që asnjë futbollist me ngjyrë apo mysliman të mos luante për Nice.
L’Equipe ka mësuar se gjatë marrjes në pyetje nga policia, mbrojtësi i Nice, Jean-Clair Todibo ka konfirmuar disa nga ato akuza dhe ka thënë se Galtier i ka kërkuar që të prishë agjërimin gjatë muajit të Ramazanit.
Hicham Boudaoui, Teddy Boulhendi dhe Pablo Rosario gjithashtu konfirmuan se ai kërkoi të prishte agjërimin e tyre.