Chelsea ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Londinezët kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj skuadrës meksikane Club America në Allegiant Stadium në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ndeshje Reece James shënoi një autogol, që është bërë viral në rrjetet sociale. Anësori anglez e ktheu topin te portieri Bettinelli, por ai nuk e pa se bashkëkombësi i tij ishte larg portës dhe topi përfundoi në rrjetë.