Sulmuesi Joaquin Correa pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League.
“Calciomercato”, ka raportuar të mërkurën se Correa në afatin kalimtar të janarit do t’i bashkohet Newcastle Unitedit.
Mësohet se Correa është i gatshëm për një lëvizje të tillë, ndërsa Newcastle tashmë ka nisur negociatat me Interin.
Për kartonin e argjentinasit, ekipi anglez po ofron 30 milionë euro. 28-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2025, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Lazio, Sevilla e Sampdoria në Evropës.
Këtë edicion, Correa ka shënuar dy gola e ka po aq asistime në 12 ndeshje në të gjitha garat.