Jude Bellingham preferon transferimin në Liverpool para Real Madridit.
E ardhmja e mesfushorit anglez të Borussia Dortmund, Jude Bellingham, duket se do të kalojë në dy qytete: Liverpool dhe Madrid.
Jo për Dortmundin, ku pavarësisht se është shumë komod edhe në ushtrimin e detyrave të kapitenit, e dinë që verën e ardhshme do të largohet.
Kështu, sipas ‘Cadena SER’, dëshira e lojtarit është më afër Liverpool-it të Klopp-it sesa Real Madridit, i cili nga ana tjetër po punon për nënshkrimin e tij prej disa javësh.
Megjithatë, lojtari ka prioritet kthimin në shtëpi pas tri viteve në Gjermani, sapo u largua nga akademia e të rinjve të Birmingham City në vetëm 17 vjeç.
Lojtari, pavarësisht gjithë situatës, ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe çmimi i tij fillestar pritet të jetë gati 100 milionë euro.