Mbrojtësi Stefan de Vrij sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcimi i parë i Juventusit për sezonin e ardhshëm.
“Tuttosport” ka njoftuar të premten se Juventusi ka siguruar shërbimet e holandezit, të cilit i skadon kontrata verën e ardhshme me Interin.
Mësohet se De Vrij ka pranuar ofertën e Juventusit dhe në Torino do të transferohet si lojtar i lirë.
Ai me Juventusin do të firmosë parakontratë në janar, përpara se të firmosë kontratë trevjeçare në fund të sezonit.
30-vjeçari këtë edicion ka 12 paraqitje me Interin, ndërsa ka përvojë në futbollin italian.
Para se t’i bashkohet Interit në vitin 2018, De Vrij ka luajtur katër sezone edhe për skuadrën e Lazios.