Mesfushori francez Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni, ka raportuar “Calciomercato” të shtunën.
Bëhet e ditur se janë drejtuesit e Juventusit, ata që kanë vendosur ta nxjerrin Rabiotin në shitje në verë.
Francezi 27-vjeçar nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë sezon dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Massimiliano Allegri për sezonin e ri. Me shitjen e Rabiotit, Juventusi do të lironte vend në ekip për Paul Pogban, të cilin po synon ta transferojë pasi do të jetë lojtar I lirë në verë.
Rabioti ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka dy asistime në 37 paraqitje. Ai iu bashkua Juventusit në vitin 2019 si lojtar i lirë.