Sulmuesi anësor i Bayern Munichut, Serge Gnabry është lojtari i fundit që ka përfunduar në listën e dëshirave të Juventusit.
Klubet kryesore të Evropës po rreshtohen në një përpjekje për të transferuar yllin e Bayern Munichut, Gnabry. Liverpooli dhe Real Madridi tashmë thuhet se janë të interesuar për sulmuesin gjerman, i cili mund të largohet këtë verë.
Megjithatë, dy gjigantët evropianë pritet të kenë konkurrencë të fortë për lojtarin që i skadon kontrata në vitin 2023. Sipas mediumit Fichajes, Juventusi i është bashkuar kësaj gjuetie dhe është gati t’i rivalizojë Liverpoolin dhe Realin për transferimin e Gnabryt.
Gnabry është lidhur kalimthi edhe me dy klubet tjera angleze, Manchester Unitedin dhe Arsenalin. Çmimi i 26-vjeçarit vlerësohet të jetë 70 milionë euro, por me vetëm një vit kontratë, ky çmim mund të ulët dukshëm.