Gjiganti italian, Juventus kërkon transferimin e anësorit të Real Madridit, Marco Asensio.
Paulo Dybala pritet të largohet nga Torino, pasi i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe rinovimi nuk po arrihet.
Sipas ‘Fichajes’, ‘Zonja e Vjetër’ e sheh Marco Asension si zëvendësues i denjë për Dybala.
Spanjolli ka kontratë me Real Madridin deri në vitin tjetër, por mund të largohet në fund të sezonit për shkak të mungesës së minutave.
Gjithashtu ‘Los Blancos’, nuk do të donin ta linin të largohet si një transfer i lirë sezonin tjetër.